Eshtë identifikuar njëri prej viktimave të aksidentit fatal në lagjen Porcelan, në Tiranë. Referuar burimeve nga policia, viktima është Erion Balla, 36 vjeç nga Rresheni. Ndërsa viktima e dytë është një grua me inciale H.S, 72 vjeçe. Ata kanë qenë kalimtarë të rastësishëm në rrugë dhe janë përplasur nga makinat, në cep të trotuarit, teksa tentonin të kalonin vijat e bardha.
Shkak i aksidentit, ku u përplasen dy mjete duke marrë përpara këmbësoret dyshohet te kete qenë shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar. Po kështu, dyshohet se njeri nga drejtuesit e automjeteve ka qenë në gjendje të dehur.
Aksidenti fatal ndodhi sot rreth ores 15:05, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë firmës “Aleat” në Porcelan.
“Mjeti me targë AA544 SX, me drejtues shtetasin Etjon Lazri, është përplasur me mjetin me targë AA 758 YZ, me drejtues shtetasin Edmond Murati, dhe për pasojë janë aksidentuar me pasojë vdekjen dy këmbësorë, Erion Balla 36 vjeç dhe një shtetase 72 vjeçe.
Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar ne polici për veprime te mëtejshme, ku njeri prej tyre shtetasi Etjon Lazri është dërguar ne spital për ndihme mjekësore”, raporton gazetari i Abc News, Andi Qosja.
Grupi hetimor vijon veprimet, po këqyr kamerat përreth vendit te aksidentit për te përcaktuar shkakun e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet për parakalim te gabuar te njërit prej mjeteve dhe drejtimi i mjetit ne gjendje të dehur./abcnews.al