Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Protestat ‘nxorën’ në rrugë elektoratin gri”, Minxhozi: Opozita viktima e parë, foltoret dhe protestat e tyre u anuluan

schedule18:24 - 16 Qershor, 2026

schedule 18:24 - 16 Qershor, 2026

Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se Shqipëria ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave me BE.

Sipas tij, bashkëpunimi me partnerët amerikanë është një situatë normale, por kur një shtet europian synon të tërheqë investime kaq të mëdha në një territor të vogël, duhet të ofrojë garanci dhe parametra të qartë, duke ruajtur dhe konservuar sa më shumë natyrën.

Duke komentuar protestat e fundit, Minxhozi theksoi se ato kanë arritur të aktivizojnë atë që zakonisht quhet “elektorati gri”, pjesën e shoqërisë që zakonisht qëndron larg proceseve politike dhe që në ditët e zgjedhjeve zgjedh të mos angazhohet.



Sipas tij, protesta ka zbehur hapësirën mediatike dhe politike të opozitës, duke lënë në plan të dytë aktivitetet e saj, përfshirë Foltoren dhe protestat e shpeshta, si edhe daljet publike të përditshme të Berishës.

“ Ne jemi në një fazë të avancuar në negociatat me BE-në dhe duhet të mësohemi të japim llogari përpara politikave të turizmit, ambientalet etj. Ky bashkëpunim me amerikanët është një situatë normale, ku nëse ti si shtet europian, në një territor të vogël, dëshiron të injektosh një shumë kaq të madhe parash, duhet të ofrosh shumë parametra, ndërkohë që të ruash dhe të konservosh sa më shumë të mundet natyrën.

Këto protesta kanë nxjerrë në rrugë atë që deri dje rëndom e kemi quajtur si elektorati gri, ajo pjesë që nuk do të futet në procesin politik, ajo pjesë që ditët e zgjedhjeve zakonisht zgjedh plazhin. Kjo pjesë e shoqërisë është aktivizuar, qytetet e tjera nuk kanë folur. Në këtë protestë ka zbritur një porcion i shoqërisë që ka qenë i painteresuar.

Protesta e ka fituar sfidën e parë të pjesëmarrjes dhe rezistencës, është një prani e rëndësishme në zhvillimet politike. Viktima e parë ka opozita; ka anuluar Foltoren dhe protestat që kanë qenë të shpeshta, ka anuluar zërin e opozitës, ku Sali Berisha dilte çdo ditë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!