Gjykata e Posaçme, pasi u tërhoq në dhomën e këshillimit, vendosi të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për transmetimin live të seancës, duke argumentuar se për këtë çështje është shprehur më herët me vendim.
Po ashtu, u rrëzua edhe kërkesa lidhur me provat digjitale. Sipas gjykatës, bëhet fjalë për të njëjtën kërkesë për të cilën është marrë më parë një vendim.
Trupa gjykuese rrëzoi gjithashtu kërkesën për daljen nga ndarja me xham, si dhe kërkesën që seancat gjyqësore të zhvillohen një herë në dy javë.
Ndërkohë, gjykata pranoi kërkesën e avokatit të Ajola Xoxës për shtyrjen e seancës, me qëllim njohjen me aktet e çështjes.
Me vendimin e sotëm, u vendos edhe pezullimi i afateve të paraburgimit për Erion Veliajn./abcnews.al



