Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Egjipti nuk e fitoi dot të parën/ “Faraonët” pranë suksesit fillestar në finalet e Botërorëve

schedule10:57 - 16 Qershor, 2026

schedule 10:57 - 16 Qershor, 2026

Do të kishte pasuar një festë e madhe. Egjipti nuk ka fituar kurrë një ndeshje në fazat finale të botërorëve, ndërsa ka luajtur 8 herë në tre edicione. Edhe këtë herë nuk ia doli në një ditë kur në Amerikën e Veriut pati vetëm barazime.

Katër ndeshje, katër rezultate në ekuilibër, si 0-0, dy herë 1-1 dhe 2-2. Vetë Egjipti doli 1-1 ndaj Belgjikës, në një duel në Siatëll në prani të gati 67 000 spektatorëve, duke qenë në epërsi, por duke u ndëshkuar nga një autogol.

Ashur kaloi “Faraonët” përpara në 19’, dhe Hani e dërgoi topin në portën e vet në 66’.



Belgët e mbajtën pak më shumë topin dhe bënë ndonjë goditje më shumë, por as nuk bëhej fjalë për epërsi ndaj një ekipi që gjithashtu di të luajë futboll dhe që ka pretendime.

Ylli i madh i Egjiptit, Mohamed Salah, me 115 ndeshje e 65 gola për kombëtaren, synon ta mbyllë me një sukses sa më të madh turneun e fundit në të cilin përfaqëson vendin e tij.

Për Belgjikën, ndërkaq, duket se brezi i artë po i afrohet fundit pa lavdi, ndërsa disa prej tyre janë larguar që më parë si Hazar apo Mertens. Mbeten De Brujne, Kurtua në portë, Mënie apo edhe zëvendësuesi Lukaku, pa llogaritur më të rinj si De Keteler, Tilemans apo Doku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!