Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria s’mund të ecë përpara nga frika e projekteve madhore”/ Rama: Kundërshtarë të Trump, të interesuar në këtë protestë

schedule09:54 - 14 Qershor, 2026

schedule 09:54 - 14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se protesta është një shenjë e një vendi demokratik, por theksoi se Shqipëria nuk mund të ecë përpara duke u paralizuar nga frika e projekteve të mëdha zhvillimore.

Duke folur në podcastin “Flasim”, Rama tha se debati publik rreth projektit në Zvërnec është zhvilluar në një moment të tensionuar, ndërsa shtoi se protesta është ushqyer edhe nga fakti që në qendër të çështjes qëndron familja e Trump.

Rama u shpreh se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i frikës përballë një projekti që e cilësoi si më të madhin në historinë e vendit.



“ Ky 35-vjetor, për koincidencë, për t’u ndalur e marrë frymë në këtë moment të tensionuar paqësisht që ka pushtuar hapësirën publike, një frymë që ushqehet edhe nga fakti që, për shkak se në këtë subjekt fillestar, çështje që inicioi protestën si pasojë e një akti skandaloz që u dënua ligjërisht, qëndron familja e Presidentit Trump, dhe kjo bën që ata që janë kundërshtarë të tij të jenë të interesuar për këtë protestë.

Protesta është shembëlltyrë e një vendi demokratik, e një vendi që lind e formësohet jo pas partive, edhe pse tani partitë janë aty.

Shqipëria nuk mund të ecë përpara duke u paralizuar nga frika e një projekti të madh, më i madhi në historinë tonë. Patjetër që do të ecim përpara duke mësuar nga çfarë na thonë ata që nuk janë dakord me ne, por duke vazhduar të ndërtojmë Shqipërinë me forcën e PS-së, që ka shtyrë përpara procese që janë kundërshtuar.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!