Autobusi i një agjencie turistike ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në zonën e Ishull-Shëngjinit, mesditen e kësaj të shtuneje, por fatmirsisht pa persona te lenduar.
Autobusi po kthehej nga Shëngjini dhe drejtuesi i tij kishte zgjedhur një rrugë dytësore për të shmangur trafikun e rënduar te daljes nga zona turistike, por gjatë lëvizjes në një segment të ngushtë rrugor, përballë autobusit ka ardhur një automjet tjetër.
Për të shmangur përplasjen, shoferi ka devijuar drejt skajit të rrugës, por si pasojë autobusi ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Fatmirësisht, në autobus nuk kishte pasagjerë, por vetëm anëtarë të stafit të agjencisë turistike, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë mjetit pa pësuar lëndime. Nga kjo ngjarje janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa policia rrugore po heton shkaqet e ketij aksidenti./abcnews.al



