Për të siguruar zbatimin e plotë të masave të posaçme, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, zhvilloi takim me priftin e kishës, gjatë të cilit u diskutuan masat organizative dhe ato të sigurisë që do të zbatohen gjatë pelegrinazhit, me qëllim garantimin e rendit publik, sigurisë së besimtarëve dhe mbarëvajtjen e pelegrinazhit.
Masat e ndërmarra janë siç vijojnë:
Nga ora 18:00 e datës 12.06.2026 deri në orën 24:00 të datës 13.06.2026, do të kufizohen disa segmente rrugore, në lidhje me lëvizjen dhe parkimin e mjeteve, të cilat janë:
-Nga kryqëzimi i gjykatës deri te kisha e Shna Ndout;
-Nga kryqëzimi i poliklinikës deri te kisha e Shna Ndout;
-Nga kryqëzimi i gjimnazit deri te kisha e Shna Ndout;
-Nga pallati “113” deri te kisha e Shna Ndout.
Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjetet e transportit publik (autobusë/taksi) të licencuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Kurbin, mjetet e kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e Emergjencave Civile, zjarrfikëset, autoambulancat dhe Policia.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin akse alternative lëvizjeje, me qëllim garantimin e sigurisë rrugore, rrjedhshmërinë e lëvizjes dhe mbarëvajtjen e pelegrinazhit.
•Nga kryqëzimi i gjimnazit deri te kryqëzimi i varrezave do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.
•Nga mbikalimi i Patokut për në Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete me tonazh të lartë, pasi bëhen shkak për bllokimin e qarkullimit rrugor.
•Mjetet do të parkohen në vendparkimet e përcaktuara nga Bashkia Kurbin, ndërkaq, nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.
Policia e Lezhës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Laçit, besimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve, që të respektojnë dhe të ndjekin orientimet e punonjësve të Policisë, në lidhje me drejtimet e lëvizjes dhe parkimin e mjeteve, duke kontribuar kështu në menaxhimin e fluksit dhe zhvillimin normal të pelegrinazhit.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë uron pelegrinazh të mbarë.



