Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ramadani mbetet “puljez”/ Mesfushori kuqezi rinovon edhe për një vit tjetër tek Lecce

schedule13:14 - 12 Qershor, 2026

schedule 13:14 - 12 Qershor, 2026

Nuk deshën ta humbisnin njërin nga luftëtarët. Ylber Ramadani do ta mbajë veshur fanelën e Leçes edhe sezonin e ardhshëm.

Mesfushori I kombëtares shqiptare mundej edhe të largohej, pasi sipas mediave italiane Torino u interesua për të, veçse klubi puljez veproi shpejt.

Lajmërimi zyrtar është që për tre futbollistë, Bandën, Galon dhe Ramadanin u aktivizua klauzola në kontratë për rinovim edhe për një sezon.



Tridhjetëvjeçari shqiptar nga Maqedonia mbërriti në “Via del Mare” në 2023 që nga Aberdini I Skocisë, për të u paguan 1.2 milionë euro, dhe kontrata ishte për 3 sezone, plus një edicion tjetër nëse palët do të binin dakord.

Ndoshta, Torino apo ndonjë klub tjetër në Itali e jashtë saj mund të vazhdojnë të interesohen për mesfushorin, por në këtë rast do të duhej të paguanin, dhe vlera e kartonit sot I afrohet 2 milionë eurove.

Ramadani ka qenë një nga lojtarët kryesorë të puljezëve në këta sezone, qoftë edhe me ndonjë gol spektakolar, dhe ka një meritë të madhe që ekipi ka mbijetuar vazhdimisht në Serinë A, po ashtu si edhe mesfushori më I ri, Medon Berisha.

Edhe pse nuk ka ndonjë rrogë të jashtëzakonshme, sërish ndihet I respektuar dhe ndoshta nuk dëshiron të largohet, edhe pse Torino mund t’i japë më shumë.

Në “Via del Mare”, ai fiton 600 000 euro në sezon, që duke hequr taksat zbresin në 500 000, si dhe ka edhe bonus prej 120 000 eurosh në vit.

Për Leçen, ylli kuqezi ka luajtur 104 ndeshje, nga të cilat 100 në Serinë A, ndërsa ka shkëlqyer në Kosovë për Prishtinën, Ferizajn dhe Dritën, në Shqipëri tek Partizani, në Danimarkë me Veljen dhe në Hungari me MTK Budapestin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!