Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Burg për 12 xhihadistë/ Gjykata e Posaçme jep dënimet për pjesëmarrje në organizatë terroriste

schedule13:51 - 11 Qershor, 2026

schedule 13:51 - 11 Qershor, 2026

Gjykata e Posaccme shpalli vendimin këtë të enjte për një grup të pandehurish që u gjykuan për kryerjen e veprave penale “pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Bëhet fjalë për Shyqyri Kaca, Saimir Kaca, Enes Kaca, Ditar Bala, Bajram Sulaj, Fatbardh Taushani, Ali Balliu, Arber Stafasani, Usejd Stafasani, Etion Zani, Nertil  Hysenllari, Ledjo Mehmeti, Erion Luto, Erdet Korro.

Gjyqtarja Irena Gjoka dënoi nga 7 deri në 10 vite burg të gjithë të akuzuarit, të cilët u deklaruan fajtorë se kanë marrë pjesë në luftën e Sirisë duke iu bashkëngjitur thirrjeve të ISIS.



I gjithë grupi i të pandehurve u gjykua në mungesë për këtë arsye, mbrojtja ligjore e tyre u realizua nga avokatë kryesisht në shkallën e parë të gjyqësorit.

Të pyetur si dëshmitarë në këtë proces gjyqësor, familjaret e tyre kanë deklaruar se ata janë vrarë në dyluftimet e armatosura, megjithatë këto pretendime nuk u morën parasysh nga GJKKO.

Hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaccme treguan se gjatë periudhës 2013-2015, disa shtetas shqiptarë kanë udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Sirisë, duke iu bashkuar organizatës terroriste ISIS.

Fillimisht në Siri kanë udhëtuar burrat të rekrutuar dhe të nisur në Shqipëri, dhe më pas atyre i janë bashkuar edhe familjet e tyre kryesisht bashkëshortet dhe fëmijët.

Nga grumbullimi i provave dhe materialeve të shumta , SPAK arriti në konkluzionin se një pjesë e te pandehurve kanë kryer veprime luftarake në mbështetje të organizatës terroriste, ata kanë qenë luftëtar dhe kanë përfituar pagesa te ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!