Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet në vend, duke u ndalur edhe te protesta. Çupi e cilëson protestën si anti-perëndimore dhe se sipas tij synon që të sulmojë vlerat e kombit.
Analisti shton se jemi përballë një lufte hibride, duke shtuar se sipas tij protesta është antiamerikane.
“Irani ka zgjedhur të jetojë në luftë, në nuk e kemi zgjedhur këtë gjë. Irani është nga shtete që mbështet terrorizmin dhe ka një jetë luftë. Luftë me studentët, apo me kulturën Perëndimore. Jemi një shtet që po sulmohemi për shkak se po përparojmë”, tha analisti Frrok Çupi në një intervistë në ABC News.
Gjithashtu gjatë intervistës, analisti Çupi u ndal edhe te PD, dhe kreu i saj Sali Berisha duke thënë se nuk ka asnjë kontribut, por vetëm e ka shkatërruar vendin.
“Kemi një orientim perëndimore. 96 % e qytetarëve të Shqipërisë duan të shkojnë në Evropë. Në vitin 2022 në Shqipëri ndodhën goditje shumë të forta nga Irani. Në këto raporte, ky shtete guxoi të ndërpresë marrëdhënie diplomatike me Iranin. Bordi i Paqes do të thotë të japësh paqe…Jemi aleat shumë i besueshëm si për SHBA dhe BE. Dhe Irani e ka të drejtuar armën nga i gjithë Perëndimi. Sot po shohim një luftë hibride, një grumbullim njerëzish në rrugët e Tiranës. Atje ka njerëz, fali Zot se nuk dinë çfarë të bëjnë. Por brenda atij grupimi njerëzish ka shërbim shumë të madh për Iranin. Nuk ka asnjë parullë pro Amerikës…Ajo protestë është anti-perëndimore tërësisht dhe më pas është antiamerikane e padiskutueshme…”, tha mes të tjerash ai, duke shtuar se ‘po sulmohen vlerat e kombit. Pres një zgjim të njerëzve dhe të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe të mos e urrejnë vendin e tyre deri në pikën sa ta shtrydhin për vete. Pres ligjin, asgjë nuk po bën ligji. Duhet që t’i komunikojë popullit shqiptar që po mbajmë shënime. Irani ka hyrë ka egër në Shqipëri”, tha Çupi/abcnews.al



