Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit e arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit policor të koduar “Grupi”.
Po ashtu, e njëjta masë sigurie është vendosur edhe për shtetasin e përfshirë në ngjarjen e plagosjes së ndodhur të dielën në Vlorë, pranë rrethrrotullimit të lagjes “24 Maji”.
Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të enjte dhe u drejtua nga gjyqtarja Renata Koçaqi, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të gjithë të dyshuarit.
Me këtë vendim, gjykata la në fuqi kërkesën e organit të akuzës, duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për aplikimin e kësaj mase sigurie./abcnews.al



