Ushtria jordaneze njoftoi sot se ka interceptuar dhe rrëzuar 20 raketa iraniane, pasi më herët trupat e Gardës Revolucionare të Iranit deklaruan se kishin goditur një qendër komanduese amerikane në territorin e mbretërisë.
“Sot në mëngjes, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe forcat ajrore interceptuan dhe rrëzuan 20 raketa të lëshuara nga Irani në drejtim të Azraqut”, deklaroi një zyrtar ushtarak, i cituar në një komunikatë të ushtrisë jordaneze.
Azraqu ndodhet rreth 80 kilometra në lindje të Amanit dhe strehon një bazë ushtarake amerikane.
Sipas të njëjtit burim, “interceptimi i raketave shkaktoi rënien e një numri mbetjesh në terren, por pa shkaktuar viktima apo dëme materiale”.



