Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mediat amerikane: Bisedimet SHBA-Iran mbeten në “rrugën e duhur” pavarësisht përshkallëzimit gjatë natës

schedule11:50 - 11 Qershor, 2026

schedule 11:50 - 11 Qershor, 2026

Bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje midis SHBA-së dhe Iranit, sipas një raporti nga CNN që citon një burim diplomatik, mbeten në rrugën e duhur pavarësisht shkëmbimit të fundit të sulmeve.

Shkëmbimi i sulmeve midis SHBA-së dhe Iranit vazhdoi për të dytën ditë radhazi, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se Washingtoni do të ndërmarrë sulme të tjera nëse Teherani nuk e pranon menjëherë marrëveshjen e paqes.

Komanada Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se forcat amerikane goditën disa objektiva ushtarake në Iran nga mbrëmë deri në orët e para të ditës së sotme, duke i përshkruar sulmet si një akt “vetëmbrojtjeje” pas rrëzimit të një helikopteri amerikan në Ngushticën e Hormuzit.



Më herët, Trump deklaroi se Irani kishte marrë shumë kohë për të negociuar një marrëveshje dhe se do të duhej të paguante një çmim.

Bisedimet që nga armëpushimi i prillit, të ndërmjetësuara nga Pakistani, janë përqendruar në përfundimin e përhershëm të luftës që filloi më 28 shkurt, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe arritjen e një konsensusi mbi programin bërthamor të Iranit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!