Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas.
Automjeti me drejtues 20 vjeçarin Egnisjan Vraja, është përplasur me motomjetin me drejtues 48-vjeçarin Luan Gaci.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./abcnews.al


