Finalizohet operacioni i koduar “Kalibri”, në Durrës. Mësohet se janë goditur 2 raste të tjera të mbajtjes pa leje, të armëve të zjarrit.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 granatë, 3 krehra armësh, qindra fishekë luftarak dhe sasi Cannabisi.
Ndërsa në pranga janë vënë tre persona. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.



