Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Shkodër, pamjet brenda parcelave me kanabis që sollën pezullimin e tre zyrtarëve të policisë

schedule13:12 - 10 Qershor, 2026

schedule 13:12 - 10 Qershor, 2026

Këto janë parcelat me lëndë narkotike kanabis, të cilat u gjetën të kultivuara në fshatin Reç i Ri. Rreth 7446 bimë kanabis u gjetën të kultivuara në një territor fushor dhe lehtësisht të verifikueshëm dhe dyshohet të mos jetë marrë masa nga policia.

Në foto shikohen dhe kampe të improvizuara nga kultivuesit, të cilët qëndronin në këto vende për të monitoruar parcelat.

Një ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, pezulloi nga detyra Kryekomisar Bekim Lika, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, i pezulluar nga detyra; Nënkomisar Zef Marku, Shef i Stacionit të Policisë Velipojë, i pezulluar nga detyra; Inspektor Samet Kadroji, Nd/specialist SPZ, përgjegjës për zonën ku janë gjetur bimët narkotike, i pezulluar nga detyra./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!