Fillimisht u mjaftua që të përshëndeste tifozët e shumtë. Ishin jo pak, por mbi 88 000 spektatorë në tribunat e stadiumit “Xhordan Her” në Obërn të Alabamës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shumica ishte aty pikërisht për të ndjekur atë, ndërsa luhej miqësorja Argjentinë-Islandë që përfundoi 3-0.
Lionel Mesi nuk I zhgënjeu, madje duket se largoi çdo dyshim për gjendjen e tij fizike, ndërsa këtë të enjte nis Kupa e Botës në tre shtete të Amerikës së Veriut.
Kapiteni I Argjentinës hyri në fushë në minutën e 70-të, pra relativisht vonë, ndërsa humbi miqësoren e kaluar pikërisht për shkak të lëndimit.
Tetë herë fituesit të Topit të Artë iu deshën vetëm pak sekonda që të shënonte, për lumturinë e madhe të publikut të shumtë. Ky ishte goli I dytë për argjentinasit, pas atij nga Valentin Barko në minutën e 8-të.
Për Mesin janë tashmë 117 rrjeta për kombëtaren, duke thelluar rekordin si më i vjetri që ia del tek Argjentina. Po ashtu, ka 911 gola në karrierë, I dyti më I miri I të gjitha kohëve pas Kristiano Ronaldos.
Kampionët e botës e nisin turneun në 17 qershor me ndeshjen ndaj Algjerisë në Kanzas Siti, më pas do të luajnë në 22 qershor në Dallas ndaj Austrisë, si dhe në 28 qershor kundër Jordanisë po në Dallas, për grupin J. Synimi është të mbrohet titulli i fituar 4 vjet më parë në Katar./abcnews.al


