Analisti Arben Meçe thotë se ligji 7501 ka qenë vetëm për tokat bujqësore dhe nuk ka lidhje me Nartën, pasi aty është kënetë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se këneta nuk mund të ketë pronarë.
Meçe shtoi se SPAK duhet të gjejë autorët.
“Unë nuk e di se çfarë SPAK po kontrollon në këtë rast, sepse siguria juridike është parimi numër një. Gjykata e Lartë duhet të prodhojë një protokoll të ri, një praktikë të re për gjykimin e vendimeve gjyqësore. Për të gjitha rastet kur flitet, duhet të kuptojmë konfliktin e interesave të palëve që janë të interesuara. Ne kapim Artur Shehun, por nuk di që deri më sot, në pronën e Artur Shehut, të ketë pasur pretendim ish pronarësh. Dje, në një media mora vesh që pretenduesit e tokës që erdhën me autobus, me atë fotografi që ekspozuam te ju, fotografia është origjinale. Dje pashë një grup që nga Athina, flisnin, kush janë ata që takohen me kryeministrin.
Unë di që kryeministri njerëzve u bëri thirrje, dhe u tha në këtë datë jam në Zvërnec, hajdeni ta diskutojmë çështjen. Kur dikush u bën thirrje hajde bëjmë protestë, këta Këta i hypin autobusave, dhe vijnë i kam në fotografi në vendin e ngjarjes, ata njerëz që ishin atje. Ajo fotografi është origjinale, dje u vërtetua. Këta pretendojnë se janë me 7501. Si ka mundësi që ka 7501 në një zonë ku nuk mbillet? 7501 operohet në tokat bujqësore vetëm. Atje është pyll, atje është lagunë, ku e gjetën tokën? Çfarë shpërndatë aty si fshat? I vetmi pretendim për tokën për sot, nuk ka pasur mekanizëm. Ka pronarë të tjerë që kanë edhe 1000 hektarë, gjithë faqen e malit të Vlorës e kanë pronarë. Unë kam prova, e di ju që këneta e Kunes në Lezhë është e gjitha me pronarë? A mund të jetë një kënetë me pronarë? Atje të shkojë SPAK dhe të gjejë autorët”, theksoi ai./abcnews.al


