Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sarandë, taksistët në protestë/ Kundër taksive pa licencë dhe nga qytete të tjera: Bashkia të ndërhyjë!

schedule19:10 - 9 Qershor, 2026

schedule 19:10 - 9 Qershor, 2026

Informaliteti ka detyruar një pjesë të taksistëve në Sarandë të ndërpresin punën dhe të protestojnë në dyert e bashkisë.

Ata  pretendojnë se puna po iu  vështirësohet nga taksi që vijnë nga qytete të tjera si Tirana, Delvina, Finiqi e Konispoli dhe ushtrojnë shërbimin taksi në Sarandë në mënyrë të paligjshme.

“Pse taksitë e rretheve punojnë në Sarandë, une s punojë dot ne Tirane?”



“Nuk ka dal asnjë institucion në terren që të shohi se si kryhet veprimtaria e taksive”

Taksistët e licensuar  thonë se informaliteti  I ka  goditur financiarisht. Ata gjithashtu ankohen se  lejet per taksi  po jepen mbi kapacitet për parkimin e tyre.

“Kjo ka shkaktur problematike shume te madhe nga ana e trafikut, por edhe nga ana financiare , pjesa tjetër është pjesa e parkimeve se jepen taxi pa limit taksit nuk kanë ku të parkojnë.  Ku  i cojnë këta njerez, se marrin kredi nga 30 mijë euro që marrin taxi elektrike dhe kur do ti nxjerrin keto? “

Ata janë përplasur me policinë bashkiake ndërsa kanë kërkuar që të takojnë kryetarin e bashkisë Oltion Çaci, por nuk janë lejuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!