Gazetari Rid Berisha, nga Prishtina, tha se Albin Kurti, ka mbetur i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të fundit, pasi sipas tij nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme për objektivat e tij politike.
Berisha shtoi se Kurti mund të jetë në kulmin e përpjekjeve për të krijuar një momentum që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Ai vlerësoi gjithashtu se ish presidentja Vjosa Osmani ka pasur ndikim në dobësimin e mbështetjes elektorale për Kurtin.
Berisha argumentoi se Partia Demokratike e Kosovës nuk arriti ta kapitalizojë plotësisht rënien e mbështetjes për Vetëvendosjen, megjithëse mbetet një nga forcat kryesore politike në vend.
“Kurtin e ka mërzitur rezultati i zgjedhjeve të fundit. Kosova ka nevojën jetike të mbërrijë aty për të nisur procesin e integrimit dhe të ketë një NATO më të fortë.
Gjykoj që Kurti ndoshta ndodhet në pikun e orvatjeve të skenarëve të tij për ta çuar Kosovën në një momentum të parakohshëm të zgjedhjeve. Ky kontingjent votash mungoi dhe ai nuk ishte i kënaqur me atë rezultat.
Osmani pati ndikim duke dobësuar votën për Kurtin. Votën e Vetëvendosjes nuk e kapitalizoi si votë të vetën PDK-ja.
Hamza paralajmëroi mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake. PDK pritet të ketë një nisje të entuziazmit politik nga një vendim i pritshëm për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.”


