Në fshatin Reç i Ri të Shkodrës janë konstatuar të kultivuara 7,446 bimë kanabisi në një territor të hapur në zonë fushore.
Pas verifikimeve dhe veprimeve të shpejta në terren, bimët janë asgjësuar dhe ka nisur puna për identifikimin e autorëve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të tre punonjësve të policisë për mangësi në përmbushjen e detyrave:
-Kryekomisar Bekim Lika, Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër
-Nënkomisar Zef Marku, Shef i Stacionit të Policisë Velipojë
-Inspektor Samet Kadroji, Ndihmësspecialist SPZ, përgjegjës për zonën ku u gjetën bimët narkotike
Gjithashtu, ka nisur hetim disiplinor edhe për dy punonjës të tjerë të përfshirë në grupin e kontrollit të territorit, pa pezullim nga detyra./abcnews.al


