Jose Mourinho jo më kot e ka nofkën “Special One”. Sot në ndeshjen Southampton-Tottenham ka nxjerrë një perlë nga repertori i tij. Portugezi është ndëshkuar me karton të verdhë, por nuk është kjo çudi.
Arsyeja pse e ka marrë është unike. Gjatë ndeshjes ai i është drejtuar stolit të Southampton, duke parë direktivat që po jepte stafi teknik. Diçka e tillë është parë dhe arbitri i ndeshjes i ka treguar kartonin e verdhë trajnerit të Tottenham.
Mund të jetë hera e parë që ndodh në botën e futbollit një situatë si kjo. Portugezi edhe e ka komentuar pas ndeshjes veprimin e tij.
“Kartoni i verdhë ishte vendim i drejtë, sepse u tregova i pasjellshëm. Megjithatë, u tregova i pasjellshëm me një idiot”, janë fjalët e Mourinho, i cili edhe mund të marrë ndonjë pezullim tjetër nga Komisionet Disiplinore në FA. /abcnews.al