Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Numërimi i votave/ Rezultatet përfundimtare në 26 qershor, certifikimi në 6 korrik

schedule17:15 - 9 Qershor, 2026

schedule 17:15 - 9 Qershor, 2026

Pas përfundimit të numërimit për partitë politike para mesnatës së 7 qershorit tani për secilin nga 900 kandidatët për deputetët “beteja” bëhet individuale.

Ata presin numërin e votave preferenciale, edhe pse dy ditë pas zgjedhjeve po qartësohet së kush janë figurat që kanë marrë më shumë vota brenda subjekteve politike.

Më shumë se ¼ e votave të hedhura nëpër kuti është përpunuar, nga ku rezulton se në Lëvizjen Vetëvendosje më i votuari mbetet Albin Kurti, ndjekur nga Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati apo Donika Gërvalla.



Në PDK kryeson Bedri Hamza i ndjekur nga  Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Në LDK kryeson me vota drejtuesja e listës Vjosa Osmani, ndjekur nga Lumir Abdxhiku, Doarsa Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti, ndërsa nga Aleanca vendin e parë e ndan Ardian Gjini me Ramush Haradinaj, ndjekur nga Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91 për qind të votave, pas saj Partia Demokratike e Kosovës me 21.08 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind.

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 48 vende në Kuvend, e ndjekur nga PDK-ja me 24, LDK-ja me 20, dhe AAK-ja me 8.

Zgjedhjet e 7 qershorit ishin të tretat parlamentare brenda 16 muajsh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!