Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasi për vdekje me skaf 7 vjeçaren, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish policit Arjan Tase

schedule16:14 - 9 Qershor, 2026

schedule 16:14 - 9 Qershor, 2026

Ish polici Arjan Tase përfundimisht do të vuajë dënimin me 12 vite burg për vrasjen e 7 vjeçares Jonada Avdia, ngjarje që u shënua në 2 gusht të vitit 2022 në plazhin e Potamit në Himarë.

Gjykata e Lartë nuk mori parasysh rekursin që u paraqit nga Tase, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm për dënimin e tij me 18 vite, dënim i cili u reduktua në 12 vite për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar, për kryerjen e veprës penale “vrasje me dashje”.

Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. E mitura Jonada Avdia u godit për vdekje nga një gomone me drejtues policing Arjan Tase, në kohën kur ajo po lahej në det shumë pranë bregut.



7 vjeçarja u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj u pre nga helikat duke ndërruar jetë në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!