Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kam njohur shijen e gjakut në protesta”, Rama kthehet pas në 2011: Në bulevard u vranë 4 protestues!

schedule15:14 - 9 Qershor, 2026

schedule 15:14 - 9 Qershor, 2026

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është sot një vend i lirë ku qytetarët mund të protestojnë pa pengesa, duke e cilësuar këtë si një nga arritjet e rëndësishme të dekadës së fundit.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët e BE, Rama kujtoi protestat e së kaluarës dhe ngjarjet e 21 Janarit 2011, kur katër protestues humbën jetën në bulevardin përballë Kryeministrisë. Kreu i qeverisë u ndal edhe te protesta e zhvilluar së fundmi për Zvërnecin.

Sipas tij, reagimet u nxitën nga një akt dhune i ushtruar nga një roje sigurie ndaj një protestuesi. Kryeministri theksoi se debati mbi zhvillimin dhe mbrojtjen e pronës duhet të zhvillohet në mënyrë demokratike, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për të protestuar.



“Pikë së pari ky është një vend i lirë. Unë vetë kam qenë pjesëmarrës në protesta dhe e di mirë, e njoh shijen e momentit kur e ke vështirë të protestosh, di madje edhe shijen e gjakut, kur protesta ndodh në një mjedis jo të lirë.

Në këtë bulevard, jo një shekull më parë, por vetëm më pak se 20 vjet më parë apo më saktë në 2011-ën, katër protestues u vranë me armë sulmuese që i kishin vënë në shënjestër pikërisht nga kjo ndërtesë.

Kështu që për mua është një epokë ndryshe, është një moment ndryshe në histori. Dhe është vërtetë diçka shumë e mirë që njerëzit të mund të protestojnë pa asnjë problem edhe pse mund të duket gjëja më e vogël, por nuk është kështu.

Është një tjetër arritje e kësaj dekade. Një arritje për të cilën shqiptaret kanë luftuar për një kohë të gjatë, jo vetëm gjatë komunizmit, por dhe pas tij. Kështu që kjo është e para.

E dyta, kjo protestë është provokuar nga një akt i shëmtuar dhune nga një rojë sigurie kundër një protestuesi në kufirin e tokës, e vendit për të cilin po flasim qysh prej një jave apo më shumë tashmë, për të cilën apo për të cilin pra për këtë episod morëm masat më të ashpra dhe më të shpejta. Roja është arrestuar. Drejtori i policisë së Vlorës u shkarkua dhe ndërkohë njësia e policisë që ishte aty në terren dhe nuk ndërhyri menjëherë për ta ndalur rojën që të mos ta bënte atë akt të neveritshëm, është vënë në hetim.

Kompanisë së sigurisë i është hequr licenca për të vepruar si kompani sigurie. Këtë e kemi bërë ne. Dhe sigurisht akti i dhunës ndezi ndjenjat, video u bëri u bë virale dhe krijoi apo çeli rrugën për më shumë për ngritjen e pikëpyetjeve mbi zhvillimin vetë, pikëpyetje mbi pronën, pikëpyetje mbi projektin.

Pastaj befas çështja u bë më e gjerë dhe tashmë cek gjithçka që është në rregull, por nuk jemi më në dinamikën e protestës së disa njerëzve apo shumë njerëzve, quheni si të doni edhe pse kam parë raportime për qindra mijëra vetë që janë tejet qesharakë, megjithatë s’ka rëndësi. Nuk dua të flas për numrat edhe pse numrat për mua janë mjaft modeste, por dua të flas për thelbin.

Diçka ndryshoi sepse befas nuk ka projekt. Pra protesta u shndërrua në protestë masive me refrenin “anuloni projektin, anuloni projektin”. I thashë po e anulojmë në këtë moment, por më tregoni projektin. Nuk ka projekt”.

Nuk ka të bëjë me mua. Nuk ka të bëjë me Shqipërinë, ka të bëjë me shoqërinë demokratike për të reflektuar se si gjysmë të vërtetat mund të bëhen gënjeshtra gjithmonë e më të mëdha orë pas ore pas ore dhe mund të ndezin të gjithë mjedisin që nuk është më mjedis brenda ca kufijve, por është një mjedis në mbarë platformat. Ndërkohë që, nuk qëndrojmë më te thelbi, po diku gjetkë, ku thuhen të gjitha gjërat e mundshme, që në fakt janë legjitime për njerëzit që duan t’i thonë apo t’i besojnë, por nuk kanë të bëjnë aspak me mua e me ne.

Nuk e di, në qoftë se ju përgjigja siç duhet pyetjes, por jam i sigurt që të tjerët do duan të pyesin dhe do të përpiqem ta plotësoj”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!