Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Zhdukja Eglant Koçit, pista e rrëmbimit dhe gjurmët e gjakut në automjet. Ky dyshohet të jetë rrëmbyesi

schedule15:02 - 9 Qershor, 2026

schedule 15:02 - 9 Qershor, 2026

Detaje të reja dalin në dritë mbi zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi. I riu dyshohet se është rrëmbyer nga Armand Shakaj, ndërsa ky i fundit është ndihmuar edhe nga një person tjetër.

Sipas burimeve, Enea Zyferi punonte kamerier te Armand Shakaj, teksa ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia. Janë ushtruar kontrolle në disa zona të Tiranës, por edhe në Elbasan e në disa male.

Policia nuk e përjashton pistën e ekzekutimit të të riut. Teksa burime thanë se autori i dyshuar dhe i zhdukuri kanë qenë shokë, shkak për rrëmbimin dyshohet të jetë bërë një shumë parash e përfituar nga kriptomonedhat.



Në mjetin që ka qenë i zhdukuri, policia ka gjetur disa gjurmë gjaku dhe i ka çuar për ekspertizë. Po ashtu policia po kryen ekspertizën e një video, të cilën e disponon edhe ABC News, ky mendohet të jetë Armand Shakaj.

Në këtë pamje të siguruar nga kamerat e sigurisë të sekuestruara nga grupi hetimor shikohet autori i ngjarjes. Nw video duket momenti që autori largon motorrin e 34-vjeccarit Eglant Koçi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!