Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U plagos nga Violand Braçellari gjatë operacionit në Korçë/ Si është gjendja shëndetësore e policit Edison Adri

schedule11:20 - 9 Qershor, 2026

schedule 11:20 - 9 Qershor, 2026

Efektivi i Policisë së Shtetit, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë ngjarjes së ndodhur në Maliq, ka kaluar rrezikun për jetën.

36-vjeçari ndodhet i shtruar në pavionin e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Burime mjekësore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, ndërsa do të vijojë të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve deri në rehabilitimin e plotë.



Efektivi u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës pas plagosjes së pësuar në ngjarjen e rëndë në Maliq. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mjekët kanë konfirmuar se aktualisht Edison Adri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet procedurave të nevojshme për rikuperimin e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!