VLORË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në bypass-in e Kaninës, ku janë përfshirë tre automjete.
Si pasojë e përplasjes së fortë, mjetet janë përfshirë nga flakët, ndërsa një person ka ndërruar jetë.
ABC News mëson se viktimë ka mbetur Flamur Kabello. Ndërsa të lënduarit, një prej shoferëve dhe katër shtetas egjiptianë janë transportuar në spital.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


