Një operacion policor është duke u zhvilluar në Vlorë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë.
Burime paraprake bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar disa persona, ndërsa kontrollet janë shtrirë jo vetëm në qytetin e Vlorës, por edhe në fshatrat përgjatë Lumit të Vlorës.
Sipas burimeve nga policia, deri në këto momente janë ndaluar pesë persona, të cilëve u janë gjetur armë.


