Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti/ Hamza: Marrëveshje politike para konstituimit të Kuvendit

schedule17:41 - 8 Qershor, 2026

schedule 17:41 - 8 Qershor, 2026

Pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe leximit të rezultateve, kreu i PDK Bedri Hamza nga një dalje e posaçme për media ka bërë të ditur se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.

Sipas tij, subjektet politike duhet të bëjnë marrëveshje politika para konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Unë jam në pozitë të qëndrueshme, për shkak se asnjëherë gjatë rrugëtimit tim politik nuk kam vendosur vija të kuqe, nuk kam vendosur as në këto zgjedhje, dhe mendoj se nuk është mirë të vendos vija të kuqe. E kam dhënë preferencën time, që më e shëndetshme për vendin është bashkimi i partive të cilat kemi qenë në opozitë, tani kjo varet kjo prej numrave. Mirëpo nuk kam qenë përjashtues. Dhe mendoj që për instutucione sa më shpejt dhe të qëndrueshme duhet të këtë marrëveshje politike që tani ka filluar ende kosntuituimi i Kuvendit”.



Hamza ka pranuar një rënie të votave në komunat që konsiderohen si bastione të PDK.

“Nëse e shikojmë me kujdes rezultatin zgjedhor del që në katër komuna ka qenë humbja më e madhe. Edhe për më keq, në katër komuna Partia Demokratike e Kosovës qeveris në nivel lokal. Vota më së shumti kemi kemi humbur si votë, jo si përqindje, kemi humbur në Skenderaj, në Drenas, në Prizren dhe në Ferizaj. Domethënë, këto janë katër komuna që është humbja më e madhe e votës për Partinë Demokratike të Kosovës. Ne jemi duke i bërë të gjitha analizat e nevojshme. Unë e thashë, as fshihem mbrapa përgjegjësisë, as nuk nxitona në vendime, as nuk vonona në vendime. Ne do të kemi analizë të mirëfilltë dhe do t’i adresojmë saktë shkaktarët pse Partia Demokratike e Kosovës nuk ka arritur me mobilizuar elektoratin e vet.”

Hamza foli edhe për zgjedhje të reja brenda partisë, ndërsa tha se PDK pret edhe një vendim për krerët e UÇK.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!