Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës sonë diplomatike, pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës

schedule08:21 - 8 Qershor, 2026

schedule 08:21 - 8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një lajm të cilin e cilësoi si një arritje të rëndësishme për trashëgiminë natyrore të vendit, duke njoftuar se Liqeni i Shkodrës është përfshirë nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë zhvillim si rezultat të punës diplomatike dhe përkushtimit për mbrojtjen e pasurive natyrore të Shqipërisë.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.



Përfshirja e Liqenit të Shkodrës në këtë rrjet ndërkombëtar konsiderohet një hap i rëndësishëm për promovimin dhe mbrojtjen e biodiversitetit, si dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës, e cila përfaqëson një nga ekosistemet më të rëndësishme në rajon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!