Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Nis të hënën numërimi i votave të Diasporës, votave me kusht dhe personave me aftësi të veçanta

schedule08:08 - 8 Qershor, 2026

schedule 08:08 - 8 Qershor, 2026

Kosovë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të nisë sot procesin e numërimit të votave të diasporës, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, pas përfundimit të numërimit të mbi 97 për qind të votave të rregullta nga zgjedhjet parlamentare.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të publikohen vetëm pasi të përfundojë numërimi i të gjitha kategorive të votave.

Sipas tij, procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit nis sot. Në shumicën e komunave, numërimi do të fillojë nga ora 16:00, ndërsa në komunat më të vogla nga ora 09:00.



“Rezultati përfundimtar do të jepet pasi të numërohen votat e diasporës, ato me postë dhe ato në përfaqësi diplomatike, po ashtu votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!