MbI 1 milione qytetare mbushen rruget e Madritit kete te diele gjate Meshes se udhehequr nga Papa Leoni 14 . Ati I Shenjte pershendeti Trurmen ndersa kalonte mes per mes qytetit me Makinen e tij ne diten e dyte te vizites se tij zyrtare ne Spanje.
Në ceremoninë fetare morën pjesë edhe mbreti Felipe VI (6) dhe mbretëresha Letizia. Besimtarët valëvitnin flamuj të Spanjës dhe të Vatikanit, ndërsa shumë prej tyre hidhnin petale lulesh në sheshin Plaza de Cibeles. Gjatë predikimit, Papa theksoi se besimi duhet të shprehet përmes ndihmës ndaj të varfërve dhe të përjashtuarve, duke shtuar se feja nuk duhet të shihet si “një muze i së kaluarës”, por si një udhërrëfyes për jetën e përditshme.
Autoritetet spanjolle kishin vendosur masa të forta sigurie për të menaxhuar turmat dhe procesionin në qendër të qytetit.
Një ditë më parë, rreth 500 mijë persona morën pjesë në një vigjilje lutjeje pranë stadiumit Santiago Bernabéu event, ku Papa u bëri thirrje të rinjve të jenë “shkëndija të një njerëzimi të ri”.
Gjatë vizitës, Papa Leo XIV vlerësoi qëndrimin e Spanjës për paqen dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare, ndërsa kryeministri Pedro Sánchez pritet ta shoqërojë atë edhe në vizitën në Ishujt Kanarie, ku do të nderohen migrantët që kanë humbur jetën në rrugën drejt Evropës.
Programi i vizitës përfshin gjithashtu një fjalim në parlamentin spanjoll dhe një takim me viktima të abuzimeve brenda Kishës Katolike.


