Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama nxjerr pamjet, u përgjigjet protestuesve: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina

schedule08:13 - 7 Qershor, 2026

schedule 08:13 - 7 Qershor, 2026

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj protestuesve që kundërshtuan ndërhyrjet në Zvërnec, duke i ftuar ata të tregojnë më shumë kujdes ndaj mjedisit dhe habitatit të flamingove.

Në një postim në Facebook, Rama ironizoi ata që, sipas tij, shkojnë për t’u “qarë hallin flamingove”, por ndërkohë futin automjetet në plazh dhe lënë pas mbeturina.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre – se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë – po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë”, shkruan Rama./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!