Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ebola, shtohen vdekjet/ Kongo, mjekët: Pacientët shkojnë shumë vonë në spitale

schedule15:02 - 6 Qershor, 2026

schedule 15:02 - 6 Qershor, 2026

Mjekët në Kongo shpresin shqetësimin se pacientët e infektuar me virusin Ebola shkojnë shumë vonë në spitale.

Rastet e para u raportuan në fund të prillit në Bunia, një nga zonat më të goditura, por autoritetet nuk janë të sigurt për burimin e sëmundjes dhe thonë se përhapja mund të ketë filluar javë më parë dhe të ketë kaluar pa u vënë re.

Sëmundja u përhap për javë të tëra para se të zbulohej, pasi autoritetet testuan për virusin më të zakonshëm Ebola, jo për virusin Bundibugio përgjegjës për këtë shpërthim.



Autoritetet shëndetësore janë përballur me rezistencë të fortë nga popullsia. Ka pasur raste që spitalet janë sulmuar kur të rinjtë kërkonin trupat e të afërmve të tyre.

Mjekët thonë se njerëzit hezitojnë të shkojnë në spitale dhe zakonisht nuk kërkojnë ndihmë deri në fazat e fundit të sëmundjes, kur është tepër vonë.

Stafi i spitaleve po punon pa pushim, ndërsa mjekët i kanë bërë apel autoriteteve kongoleze që t’i ndihmojnë.

Pwrhapja e fundit është shkaktuar nga specia Bundibugio e Ebolës, gjë që ka ndodhur vetëm dy herë më parë. Meqenëse është shumë më e rrallë se llojet e tjera të Ebolës, nuk ka ende vaksinë apo trajtim të provuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!