Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

NBA me një fund “për infarkt”/ New York fiton sërish në San Antonio, kryeson 2-0 në finale

schedule12:42 - 6 Qershor, 2026

schedule 12:42 - 6 Qershor, 2026

E pamundur të shkonte më mirë, por edhe ankthi ishte tepër i madh.

Nju Jork Niks hodhën një tjetër hap drejt fitores së titullit kampion në NBA, një sukses që mungon në më shumë se gjysmë shekulli.

Skuadra nga qyteti që mbiquhet “Big Ejpëll” apo “Molla e Madhe” ia doli për së dyti herë radhazi në fushën e San Antonios, duke marrë epërsinë 2-0.



Çdo parashikim është hedhur në kosh, ndërsa Xhejlën Branson dhe banda e tij fituan 105-104 në një fund për infarkt.

Kjo do të thotë se ekipi nga ai që cilësohet “kryeqyteti I botës” është vetëm dy ndeshje larg titullit që për herë të fundit është fituar 53 vjet më parë.

Shpresa është shumë më e madhe, kur sheh se këto dy sfida radhës do të luhen pikërisht në Arenën e famshme në “Medison Skuer Garden” të Nju Jorkut.

Branson shënoi 20 pikë, kapi 5 topa në tabela, shërbeu 6 asistë e vodhi plot 5 herë topin.

Brixhs shtoi 20 pikë të tjera, Karl-Entoni Tauns pati 21 pikë e 13 topa në tabela, plus 4 asistë, Anuobi 17 pikë dhe Shamet 13.

San Antonio Spërsat, edhe ata në finalen e parë pas shumë vitesh, treguan se janë ende tepër të ri dhe pa përvojën e duhur për titullin e madh.

Viktor Uembanijama, shpresa kryesore e teksanëve shënoi vërtet 29 pikë, kapi 9 topa në tabela e bllokoi 4 gjuajtje, por bëri disa gabime, sidomos atë në sekondat e fundit që solli humbjen.

Nuk dihet nëse ish-favoritët për titullin do të arrijnë të bëjnë mrekullinë për të barazpeshuar finalen e madhe të plej ofit, apo Nju Jorku do të fitojë titullin e parë që nga viti 1973./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!