Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Duhet fitore me Luksemburgun/ Mario Mitaj dhe Ylber Ramadani besojnë te sfida e radhës

schedule12:38 - 5 Qershor, 2026

schedule 12:38 - 5 Qershor, 2026

Aftësia më e madhe në këtë sport është të harrosh.

Një humbje është gjithmonë statistikë, prej saj nuk varet e ardhmja, dhe futbollistët e kombëtares shqiptare kërkojnë që të mos mendohet për Izraelin, por të jepet maksimumi në sfidën e radhës.

Kuqezinjtë presin Luksemburgun në “Arenën Air Albania”, një rival të cilin më shumë e ka mundur, por edhe ndaj të cilit ka pësuar disfatë.



Trajneri Rolando Maran zhvilloi seancën stërvitore të radhës në “Shtëpinë e Futbollit” dhe pritet të bëjë ndryshime në krahasim me Izraelin.

Që nga porta, mbrojtja, mesfusha e sulmi, të gjithë repartet mund të kenë ndryshime dhe besohet se do të shohim eksperimente.

Për ndeshjen kanë folur edhe dy lojtarë kuqezinj.

Mario Mitaj ka besim tek fitorja. Edhe Ylber Ramadani nuk është nga ata që dorëzohen apo ankohen.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!