Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e efektivit, Koçiu: Humbje e madhe! Drejtësia do të përgjigjet me të gjithë forcën e ligjit

schedule10:43 - 4 Qershor, 2026

schedule 10:43 - 4 Qershor, 2026

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për vrasjen e efektivit Enea Mekolli në Lozhan të Maliqit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu u shpreh se kjo është një humbje e madhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë në vend.

Koçiu shtoi se drejtësia do të përgjigjet me të gjithë forcën e ligjit.



“Humbja e jetës së efektivit të Forcave Speciale “Shqiponja”, Enea Mekolli, në krye të detyrës gjatë operacionit policor në Maliq, është një ngjarje shumë e rëndë dhe një humbje e madhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë në vend.

Sulme të tilla ndaj punonjësve të policisë janë të papranueshme dhe përbëjnë një cënim të drejtpërdrejtë të rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve, ndaj drejtësia do të përgjigjet me të gjithë forcën e ligjit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dëshmorit Enea Mekolli, kolegëve të tij dhe gjithë trupës së Policisë së Shtetit.

Njëkohësisht, i urojmë shërim të plotë dhe sa më të shpejtë efektivit Edison Adri, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor”, shkruan Koçiu.

Lajmi në përditësim…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!