Personi që shihni në foto është Enea Mekolli, efektivi i cili mbeti i vrarë gjatë një operacioni në Maliq, për kapjen e një personi në kërkim.
Enea Mekolli u vra nga Violand Braçellari, i cili është dënuar në mungesë me 10 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.
I plagosur mbeti efektivi Edison Adri.
Braçellari ka vepruar i vetëm. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës ku ai qëndronte, në një zonë të njësisë administrative Lozhan.
Vetë i shpalluri në kërkim ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe është vënë në pranga nga forcat e Policisë. Ndërkohë, efektivi i plagosur pritet të transportohet drejt Tiranës me helikopter për trajtim të specializuar mjekësor./abcnews.al


