Detaje të reja zbardhen lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku një person vrau një polic dhe la të plagosur një tjetër.
Sipas informacioneve nga policia, mëngjesin e sotëm strukturat e policisë pasi kanë identifikuar një person në kërkim kanë zhvilluar një operacion për kapjen e tij në zonën e Maliqit.
Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet personit në kërkim dhe policisë.
Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vrarë një efektiv policie, mbeti i plagosur një tjetër polic dhe gjithashtu personi i shpallur në kërkim që edhe është ndaluar.
Efektivi i plagosur pritet të niset drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në periferi, në një zonë malore të njësisë administrative Lozhan./abcnews.al


