Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy të plagosur

schedule21:51 - 3 Qershor, 2026

schedule 21:51 - 3 Qershor, 2026

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Fllakës. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke pësuar dëme të mëdha materiale.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në përplasjen e dy automjeteve.



Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të konsiderueshme në të dy mjetet, ndërsa aksidenti ka shkaktuar për disa minuta edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë segment të autostradës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!