Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Aleanca me Uashingtonin fuqia jonë e vetme”, Artan Behrami: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA në krizë të thellë

schedule17:16 - 3 Qershor, 2026

schedule 17:16 - 3 Qershor, 2026

Artan Behrami ka deklaruar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndodhen në një krizë të thellë.

Në një intervistë për emisionin “Balkan Update” në ABC News, Behrami komentoi deklaratat e ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke thënë se shqetësimet e tij reflektojnë edhe qëndrimet e institucionit që ai përfaqëson.

“Hovenier e njeh më mirë Albin Kurtin dhe ndaj shqetësimet e tij janë shqetësime edhe të departamentit të tij. Marrëdhëniet tona me SHBA janë në një krizë të thellë. Ne kemi nevojë për një lider tjetër që kthen besimin amerikan te Kosova, që kthen SHBA-të te Kosova”, deklaroi Behrami.



Sipas tij, aleanca me SHBA-në është elementi kyç për forcën dhe sigurinë e Kosovës.

“E vetmja fuqi që Kosova ka është aleanca me SHBA. Prandaj është urgjente që të kemi një ndërrim të qeverisë dhe të kursit”, u shpreh ai.

Behrami vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet e Partisë Demokratike të Kosovës me SHBA-në, duke theksuar se ato janë të konsoliduara prej vitesh.

“PDK e Kosovës i ka të rrënjosura marrëdhëniet me SHBA. Bedri Hamza dy herë ka vizituar Shtëpinë e Bardhë”, tha Behrami.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!