Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Masakra e Gërdecit/ Mediu nuk ishte i pranishëm në GJKKO, seanca e radhës më 16 qershor

schedule10:24 - 2 Qershor, 2026

schedule 10:24 - 2 Qershor, 2026

Përfundon procesi gjyqësor ndaj ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Vetë Mediu nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të marte, për shkak të angazhimeve institucionale, megjithatë u përfaqësua nga mbrojtësit ligjor Henrik Ligori dhe Ardian Visha.

Këta të fundit bënë kundërshtimet, ku pretenduan se nuk ka asnjë veprim individual të ministrit që ta lidhë atë me përgjegjësi penale. Transferimi i përgjegjësive të hallkave tekniko- administrative të shtabit të përgjithshëm, komandave dhe MEICO-s tek ministri, sipas tyre është arbitrar.

Avokatët mbrojtës shtuan se pretendimet e SPAK nuk mbështeten në asnjë bazë faktike të provuar. Seanca e radhës u la në datë 16 qershor, ku ish ministri i mbrojtjes do të vijojë sërish me kundërshtimet.



Ish ministri Mediu po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për veprën penale “shpërdorim detyre” në dy raste.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!