Analisti Roland Bejko ka komentuar zhvillimet e fundit në PD, duke u shprehur kritik ndaj Kuvendit të mbajtur nga kjo forcë politike dhe mënyrës se si drejtohet partia nga Sali Berisha.
Sipas Bejkos, aktiviteti i zhvilluar nuk prodhoi asnjë rezultat konkret politik dhe i ngjante më shumë një kongresi partie sesa një kuvendi ku zhvillohet debat dhe merren vendime.
Duke komentuar deklaratën e një deputeti të CDU-së gjermane, i cili kërkoi rinovim të lidershipit në Partinë Demokratike, Bejko tha se reagimi i Berishës pritet të jetë i ashpër.
Bejko theksoi se deputeti gjerman ka artikuluar një mesazh që, sipas tij, përputhet me qëndrimet e një pjese të konsiderueshme të faktorëve ndërkombëtarë lidhur me të ardhmen e Partisë Demokratike dhe nevojën për reformim të saj.
“Berisha do kontroll absolut të partisë. Kuvendi dje nuk prodhoi asgjë, ishte kongres partie. Në këtë rast nuk kemi kuvend, në kongres del udhëheqësi dhe flet dhe të tjerët e duartrokasin. Deklaratën e deputetit të CDU-së, Berisha do e marrë në analizë dhe nuk do kalojë pa viktima, sepse ai e sheh si një tradhti që i bëhet nga brenda.
Doktori do të hulumtojë kush janë miqtë e këtij deputeti gjerman, aq i mllefosur ishte për deputetin gjerman. Këtej del dhe flet për ripërtëritje, u pre kokat atyre që kanë mendim ndryshe, jo më të shprehen ose të flasin. Deputeti gjerman shprehu atë mesazh që japin të gjithë ndërkombëtarët.”


