Shqipëria nuk do të tolerojë cënimin e të drejtave të Kosovës.Ministri i jashtëm Ferit Hoxha zhvilloi nëj vizitë zyrtare në Kosovë nga ku theksoi se Shqipëria nuk do të pranojë e as nuk do të tolerojë ndonjëherë cënimin e sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.
Sipas ministrit të jashtëm bashkëpunimi midis dy vendeve duhet të përkthehet në projekte konkrete dhe me impakt për qytetarët,një ndër më të rëndësishmet vlerësohet hekurudha Durrës–Prishtinë
Hoxha theksoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik, duke nënvizuar rëndësinë e anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës, UNESCO, si dhe afrimin me NATO-n dhe Partneritetin për Paqe.


