Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuvendi i “ripërtëritjes”/ Por Berisha ndërron vajzën e Azemit me të vëllanë dhe Sali Lushen me Stresin

schedule15:19 - 30 Maj, 2026

schedule 15:19 - 30 Maj, 2026

PD nis epokën e re me Berishën duke kopjuar PS. Kuvendin Kombëtar të ripërtëritjes së Sali Berishës e hapi Skënderbeu virtual, për tu përballur me ministren e inteligjencës artificiale të qeverisë Rama, Diellën.

Megjithatë, synimin kryesor ky kuvend kombëtar i PD ka mbylljen e kapitullit të rithemelimit dhe çeljen e ripërtëritjes.

Por ripërtëritja e PD mbetet te heqja e vajzës së Azemit dhe zëvendësimi i saj me të vëllain dhe te  Sali Lushës me djalin e tij Stresin.



Në Këshillin Kombëtar të PD, risi janë edhe kandidimet e fëmijëve të të ndjerëve Bujar Nishani dhe Sokol Olldashi. Kandidat gjithashtu është tenori Armaldo Kllogjëri, por në ripërtëritjen e PD janë hequr artistët e vjetër, Bujar Kapexhiu, Osman Mula dhe Robert Budina.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!