Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dhuna e Berishës masakroi socialistët në ‘96”/ Rama: Flamuri i Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemalit do vendoset në oborrin e shtëpisë europiane

schedule13:13 - 30 Maj, 2026

schedule 13:13 - 30 Maj, 2026

Në kuadër të aktivitetit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Lezhë, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim ku theksoi vizionin e integrimit europian të vendit dhe rolin e PS në këtë proces.

Rama deklaroi se flamuri i Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemalit do të vendoset “në oborrin e shtëpisë europiane”, duke iu referuar aspiratës së Shqipërisë për integrim në Bashkimin Europian.

Ai u shpreh se shqiptarët nuk duhet të ndahen në “tanët dhe të atyre”, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të projektit të transformimit të vendit dhe afrimit me institucionet europiane.



“Do të vendosim flamurin  Gjergj Kastritotit dhe Ismail Qemalit në oborrin e shtëpisë Europiane. Ne nuk i ndajmë njerëzit në të tanët dhe të atyre. Me rëndësi të çojmë përpara projektin e transformimit të Shqipërisë. Socialistët janë trajtuar si armiq. Nuk kishin asnjë mundësi të kishin kushte të barabarta konkurrence. Kishte vetëm një ekran ku gëlonte propaganda kundër PS, figura mbulohej me komente denigruese por PS, për opozitën e asaj kohe. Me shkop gome u rrahën dhe u masakruan përfaqësues të partisë tonë. Dhe sot është e paimagjinueshme për të rinjtë dhe të rejat sot. PS është një forcë politike që mishëruar vullnetin për të ndërtuar dhe jo shkatërruar”, tha Rama në takimin në Lezhë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!