Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Durrësi, gati për sezonin veror/ Floreta Kërtusha: Synojmë turizmin elitar

schedule20:29 - 29 Maj, 2026

schedule 20:29 - 29 Maj, 2026

Floreta Kërtusha, përgjegjëse e Zyrës së Turizmit në Bashkinë e Durrësit, tha për “Sheshi i Dollarit” se qyteti po synon zhvillimin e turizmit elitar, duke mirëpritur njëkohësisht forma të ndryshme turizmi, nga ai familjar te turizmi i aventurës.

Sipas saj, Durrësi është i përgatitur për të pritur turistë që kërkojnë detin, kulinarinë dhe paketat e integruara tokë-det, ku së fundmi është përfshirë edhe turizmi i lundrimit.

Kërtusha theksoi se fokusi i bashkisë mbetet garantimi i pastërtisë, menaxhimi i sezonit turistik dhe koordinimi me institucionet për marrjen e masave të nevojshme.



Në turizëm po synojmë turizmin elitar, kjo dëshmon që mirëpresim tipologji të ndryshme turizmi familjar, elitar, të aventurës.

Tashmë Durrësi është gati të mirëpresë turistët që duan të shijojnë detin, kulinarinë dhe vlen të theksohet që Durrësi së fundmi sjell një sërë paketash të integruara tokë dhe det, duke futur edhe turizmin e lundrimit.

Qasja jonë si bashki është të ofrojmë pastërti, njëkohësisht edhe menaxhimin siç duhet dhe marrjen e masave nga institucionet e tjera.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!