Carlo Ancelotti e ka nisur shumë mirë aventurën e re me Everton. Dy fitoret në dy ndeshjet e para kanë rritur entuziazmin te tifozeria. Projekti i klubit është ambicioz dhe të gjithë janë të kënaqur që kanë në pankinë një emër të madh si trajneri italian.
Përveçse kohë festash, është edhe periudhë merkato. Ancelotti ka një dëshirë dhe drejtuesit do të tentojnë afrimin e bujshëm. AS raporton se Everton po tenton të sigurojë shërbimet e James Rodriguez.
Kolumbiani është një fiksim i Ancelottit, i cili tentoi gjatë gjithë verës së kaluar ta transferonte te Napoli. Akordi nuk u arrit, por trajneri i njohur nuk heq dorë nga fiksimi i tij. Real Madrid nuk është kundër largimit të fantazistit dhe pret ofertën e duhur nga klubi nga Liverpool për ta lënë të lirë. /abcnews.al