Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka uruar Vitin e Ri 2020 përmes një video- mesazhi në facebook. Haradinaj ka përmendur arritjet dhe sfidat e 2019-tës por edhe pritshmëritë për vitin tjetër.
Kryeministri në detyrë I Kosovës Ramush Haradinaj tha se 2019-ta nuk ishte vit i lehtë për të.
“Edhe për mua nuk ka qenë një vit i lehtë, ramë nëpër ato sfida që na testuan, edhe dorëheqja edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovën, test për demokracinë, tëst për gjithë ne. Po e kaluam me sukses. Sot ne mund të themi se jemi më të qëndrueshëm. Sot ne mund të themi se jo vetëm në Kosovë prodhohet energji por çmimi i energjisë është i lirë. Sot ne mund të themi se kemi pavarësinë energjetike, sot ne mund të themi se Trepça e resurset janë të Kosovës. Sot mund të themi se jemi më të fort në siguri dhe në ligj, policia , ushtria jonë, AKI, Gjyqësorja ma e qëndrueshme.”
Haradinaj tha se janë kryer shumë punë në Kosovë si ligji për pagat dhe se qytetari, sipërmarrësi dhe prodhuesi kanë më shumë vetëbesim. Ai tha se Kosova ka ka ende shumë punë, por beson se do t’ia dalim./abcnews.al